Këtë lëng duhet ta pini në mëngjes dhe në darkë para se të flini. Sigurohuni që ta pini të gjithën, pasi është një ilaç vërtet shumë efektiv për kockat tuaja. Jo vetëm që do t’i forcojë ato, por do ju japë më shumë energji dhe do ju bëjë të ndiheni më mirë.
Më poshtë është receta që Neps sjell për ju.
Përbërësit:
1 mollë
1 limon
1 degë selinoje
1 copë e vogël xhinxheri
1 brokoli
1 dorë majdanoz
2 copa të vogla ananas
Udhëzime:
Në ujë me tenxhere vendosni për të zierë brokolin.
Ndërkohë në një blender shtoni mollën e qëruar dhe të prerë në copa të vogla, selinonë, xhinxherin pluhur dhe i trazoni mirë. Shtoni majdanozin dhe copat e ananasit.
I trazoni përsëri. Shtoni 1 gotë ujë nëse masa është shumë e trashë.
Merrni brokolin e zierë dhe e copëtoni në copa të vogla. Shtojeni në blender dhe e trazoni mirë derisa të krijohet një masë homogjene.
Lëngu është gati dhe duhet ta ruani në frigoriger, derisa të vijë radha për ta konsumuar!/neps.al
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment