Mos e beso po deshe, por majaja e birrës e hidraton fytyrën më mirë se çdo gjë tjetër!
Me ardhjen e stinës së verës kujdesi ndaj lëkurës intensifikohet në të gjitha format.
Por ndërkohë që jo të gjithë i kanë sytë tek trajtimet e kushtueshme apo kremërat e shtrenjtë, këtu në Neps ne ju propozojmë një maskë natyrale e cila pastron fytyrën tuaj dhe nuk shkakton probleme anësore.
E kemi fjalën për as më pak e as më shumë sesa: Majanë e birrës! Po, po. Nëse deri dje majanë e përdornit vetëm për brumërat në kuzhinë, tani gjërat janë ndryshe. Majaja e birrës ka aftësinë ta pastrojë fytyrën dhe ta mbajë atë të hidratuar për një kohë të gjatë.
Çfarë ju nevojitet:
1 lugë gjelle maja birre
2 lugë gjelle ujë
Udhëzime:
Bashkoni të dy përbërësit në një enë dhe i trazoni mirë derisa të formoni një pastë.
Pasta nuk duhet të jetë shumë e trashë.
Aplikojeni në fytyrën e pastër dhe e mbani 15-20 minuta.
Në fund e shpëlani me ujë të bollshëm të vakët, fshijeni me një peshqir të pastër dhe rezultatet do ju bindin më së miri për efektet e kësaj maske./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment