Supë me perime, e duhura për një verë të shëndetshme
80 gr qepë e njomë
80 gr karotë
100 gr kungulleshkë
5 gr majdanoz
330 gr patate
3 gr hudhër
2 gr gjethe dafine
0.5 gr arrëmyshk
6 gr rozmarinë
60 gr vaj ulliri (ekstra i virgjër)
200 gr fasule (fagioli borloti)
400 gr lulelakër
200 gr bizele
2 gr piper i zi
3 gr kripë
60 gr selino
350 gr domate
110 gr proshutë e tymosur
700 gr ujë
150 gr presh
1.Për të përgatitur këtë supë si fillim lani mirë të gjitha perimet.
2.Merrini me radhë, një nga një të gjitha perimet (kungullin, kungulleshkën, lulelakrën, preshin, pataten, domaten, karrotën, hudhrën dhe qepët e njoma). Pastrojini dhe pritini në kubikë të vegjël.
3.Gjithashtu të njëjtin proces bëni edhe me majdanozin dhe proshutën e tymosur.
4.Merrni tenxheren,hidhni vajin e ullirit dhe shtoni qepët e njoma, selinotë dhe karrotat. Përziejini sëbashku, në mënyrë që të mos ngjiten. Shtoni dhe hudhrat.
5.Pastaj hidhni proshutën, e cila i jep shije supës.
6.Merrni rozmarinën dhe hidheni tek përzierja që keni berë, deri në këtë moment.
7.Më pas hedhim të gjitha perimet me radhë (preshin, kungullin, lulelakrën, patatet, fasulet, kungulleshkat, domatet) dhe në fund shtoni ujin.
8.Lerini të gjitha perimet të ziejnë për rreth 30 minuta.
9.Pasi përimet të jenë zierë, hidhni 50 gr ujë sërish, nëse doni të keni një supë të lëngshme, ose më pak nëse nuk e dëshirojmë të tillë.
10.Në fund heqim tufën e rozmarinës dhe supa është gati.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment