8 problemet shëndetësore që shkaktojnë erën e keqe të gojës
Një shije e keqe në gojën tuaj ndonjëherë mund të tregojë edhe një problem serioz nga i cili vuani. Prandaj t’i kushtoni rëndësinë e duhur, është gjëja më e mirë që mund të bëni në raste të tilla.
Më poshtë Neps ju rendit arsyet kryesore pse goja mund të mbajë erë të keqe, pavarësisht se ju e lani vazhdimisht:
Ke një infeksion dhëmbi Në momentin që keni një infeksion dhëmbi, sistemi imunitar është i ulët, prandaj bakteret sulmojnë “dhunshëm” higjienën e gojës suaj.
Mund të jeni shtatzënë Gratë shtatzënë zakonisht ankohen për një shije metalike në gojën e tyre. Kjo ndodh për shkak të ndryshimeve hormonale që trupi pëson kur ju jeni gati për të sjellë një jetë të re.
Mund të keni nevojë për më shumë zink Nëse keni defiçensë zinku në trup, do të përjetoni një shije të çuditshme në gojën tuaj.
Mund të jeni ftohur Në këtë rast era e keqe e gojës shkaktohet nga bakteret që kanë sjellë të ftohurën tuaj.
Mund të jetë nga diabeti Nëse trupi juaj ka vështirësi në rregullimin e sheqerit në gjak, mund të përjetoni një shije të çuditshme të ëmbël në gojën tuaj. Hulumtimet tregojnë se arsyeja për këtë është sëmundja e diabetit.
Arsye të tjera mund të jenë:
Niveli i stresit tek ju mund të jetë shumë i lartë.
Erën e keqe jua shkaktojnë ilaçet që jeni duke marrë.
Higjiena juaj orale ka nevojë për përmirësim./neps.al
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment