Kur vjen puna tek shëndeti i zemrës, një rol shumë të rëndësishëm e luajnë ushqimet që hamë. Ato mund ti shkaktojnë një dëm shumë të madh, prandaj duhet të jeni i mirë informuar se çfarë ushqimesh duhet të hani dhe se çfarë jo.
Neps.al ju rendit më poshtë ushqimet që duhet të shmangni nëse doni të pastroni arteriet tuaja:
Mishi i kuq. Një studim pohon se njerëzit që konsumojnë mish të kuq në baza ditore kanë nivele të larta të N-oksidit Trimethylamine, një kimik i lidhur me sëmundjen e zemrës. Hulumtues të tjerë kanë zbuluar gjithashtu një lidhje mes ngrënies së rregullt të mishit të kuq dhe rrezikut për një atak në zemër ose goditjeje në tru.

Supat e gatshme me perime. Konservat e perimeve dhe supave duken si një mënyrë e përshtatshme për të shtuar më shumë perime në dietën tuaj, por shpesh përmbajnë shumë kripë dhe kjo e fundit dëmton zemrën tuaj.

Mishi i ngrirë

Sallami i përpunuar dhe me dhjamë

Kafe me krem. Kremërat e kafesë shpesh përmbajnë vajra pjesërisht të hidrogjenizuara, një burim i përbashkët i yndyrnave trans që mund të rrisin nivelet e kolesterolit.

Ëmbëlsirat. Mund të ulin funksionimin e zemrës deri në pikën fatale.

Akulloret (rrisin ndjeshëm nivelin e kolesterolit në gjak).

Ushqimet e skuqura (rrisin nivelin e kolesterolit dhe grumbullimin e qelizave dhjamore).

Pijet e gazuara (sheqeri që gjendet në to rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare).

Makaronat me djathë (yndyrnat e dëmtojnë gjithnjë zemrën tuaj).

Të brendshmet e kafshëve sidomos mëlçinë (sasia e madhe e hekurit që gjendet në të, rrit nivelin e kolesterolit).

Gjiza (niveli i lartë i kripës, ngre presionin e gjakut).

Lini një koment