Kosi është i pasur me antioksidantë, vitamina, kalçium dhe proteina. Kosi i bën shumë mirë skalpit të kokës dhe flokëve tuaj.
Rekomandohet që këtë maskë shtëpiake ta bëni 2 herë në javë.
Përbërësit:
- ½ filxhan me kos
- 1 lugë gjelle me uthull molle
- 1 lugë gjelle me mjaltë

Udhëzime:
- Mos harroni se kosi duhet të jetë natyral, prandaj më mirë përgatiteni në shtëpi nëse doni të bëni një maskë me të.
- Në një enë kombinoni kosin, mjaltin dhe uthullën. E përzieni mirë dhe aplikojeni tek skalpi i kokës ndërsa me atë që mbetet, lyeni pjesën tjetër të flokëve.
- E lini të veprojë për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni flokun me ujë të bollshëm.
- Kjo maskë është ideale për të reduktuar yndyrën e tepërt tek flokët tuaj./neps.al
Lini një koment