Do të guxonit për pasta me luleshtrydhe?

Ndoshta nuk është një pjatë e traditës, por pastat me luleshtrydhe janë një recetë pranverore e freskët dhe e shijshme. Gjatë pranverës, luleshtrydhet janë shumë të pranishme në tryezat tonë, kështu që pse të mos eksperimentojmë në receta të ndryshme me to?

Përbërësit:

  • 400 gr luleshtrydhe
  • 400 gr pasta
  • 200 gr djathë robiola
  • Vaj ulliri e.v
  • Kripë

Përgatitja:

  1. Lani dhe prisni në copa luleshtrydhet pasi u keni hequr bishtin. Në një tigan ngrohni dy luga vaj he pas dy minutash shtoni luleshtrydhet. Kaurdisini duke i përzier me një lugë druri dhe pas dy-tre minutash shtoni kripën, piperin dhe ndonjë gjethe menteje nëse është e nevojshme.
  2. Në një tenxhere zjeni ujë dhe më pas shtoni pastat: për këtë recetë rekomandohen pasta të shkurtra si penne apo flutura.
  3. Pak para se të kulloni pastat, shtoni djathin robiola në tigan me luleshtrydhet. Pasi t’i kulloni pastat, shtojini në tigan dhe përziejini me masën e luleshtrydheve.
  4. Në fund mund t’u shtoni pjatave sipër disa luleshtrydhe të freskëta të prera në copa dhe disa gjethe menteje.

Lini një koment