Supa me qepë është një pjatë tipike e kuzhinës franceze, e thjeshtë për t’u përgatitur dhe me shije të veçantë. Djathi dhe erëzat i japin një qasje unike.
Përbërësit:
½ kg qepë të bardha
50 gr gjalpë
1,5 l brodo pule ose brodo perimesh
½ baguette
125 gr djathë i tipit emmental ose parmixhano
Kripë e piper
Përgatitja:
Prisni qepën ‘alla julienne’ dhe shtypni hudhrën. Lidhni me një fije tufën e trumzës.
Shkrini gjalpin në një tigan, shtoni qepët, hudhrën dhe trumzë dhe mbulojini me një kapak.
Lërini në zjarr të ulët për 10 minuta dhe më pas shtoni brodon, lëreni të ziejë, largoni trumzën dhe vazhdoni gatimin për 10 minuta duke shtuar kripë e piper.
Përgatisni baguette-n për copat e thekura të bukës dhe ndërkohë ndizni furrën në 180 gradë. Hidheni supën nëpër tava dheu individuale, vendosni copat e bukës tek secila dhe mbi to shpërndani djathin. Vendosini në furrë derisa djathi të shkrijë dhe shërbejini në tryezë.
Zbuloni origjinat e ngatërruara të pjatave gjatë shekujve dhe kontinenteve. Gjurmimi i origjinës së ushqimit është një çështje komplekse dhe shpesh e debatueshme. Për shembull, ndërsa disa pretendojnë se bageli i parë është bërë në Krakov, Poloni, në vitin...
Ngrohni 2 lugë gjelle vaj në një tigan mbi nxehtësinë mesatare dhe skuqni qepën butësisht për 10-12 minuta. Shtoni hudhrat dhe specin djegës dhe gatuajeni për 1 min. Hidhni domatet dhe sheqerin dhe i kriposni sipas shijes. Ziejini...
Ngrohni furrën në 200C. Në një sipërfaqe të lyer pak me miell, hapeni brumin në pak më të vogël se një drejtkëndësh A4. Rrëshqiteni në një tepsi, lyejeni me vezën e rrahur dhe gatuajeni për 20 minuta ose derisa...
Lini një koment