Mënyra natyrale për të larguar skuqjen e lëkurës së bebeve
Bebet kanë lëkurë të ndjeshme në vitet e para të jetës së tyre, prandaj janë të prirur të irritohen dhe skuqen në lëkurë kur ekspozohen ndaj alergeneve të ndryshëm që gjenden tek detergjentet, shampot, pelenat, etj. Nëse nuk dëshironi ta ekspozoni lëkurën e bebes suaj ndaj kimikateve, provoni këto medikamente natyrale për të evituar skuqjen.
Vaji i ullirit
Për shkak se bebet nuk prodhojnë yndyrë, skalpi i tyre tenton të thahet, gjithashtu edhe zonat e veshëve, madje dhe hunda. Vaji i ullirit është shumë i dobishëm për të zbutur lëkurën e tyre dhe zonat e thata e të irrituara të saj. Bëjeni këtë trajtim para dushit, në mënyrë që t’i pastroni me lehtësi pastaj.
Tërshëra
Përzieni tërshërë me ujë derisa të krijoni një pastë dhe aplikojeni tek skalpi i bebes duke e lënë për 10 minuta. Shpëlajeni më pas me ujë. Që të siguroheni se lëkura e tyre është ushqyer, aplikoni pak vaj ulliri e.v më pas.
Aloe vera
Nëse e keni këtë bimë në shtëpi, përdoreni për të trajtuar skuqjet e bebes duke aplikuar xhelin në zonat e prekura. Xheli i kësaj bime ka veti qetësuese dhe shëruese që ndihmojnë kundra ënjtjes dhe irritimit.
Vaji i kokosit
Ashtu si vaji i ullirit dhe vaji i kokosit qetëson lëkurën e irrituar. Aplikoni një dozë të vogël tek zonat e irrituara dhe lëreni për disa minuta. Më pas bëjini dush bebes.
Vaji i kalendulës
Vaji i kalendulës i përzier me ujë të ngrohtë ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe e zbut në të njëjtën kohë. Aplikojeni në mbrëmje në mënyrëë që të veprojë si barrierë ndërkohë që bebja juaj fle.
Pirja e ujit rekomandohet gjerësisht nga ekspertët e shëndetit si një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për të ruajtur shëndetin e mirë. Praktika e pirjes së ujit të parë në mëngjes, veçanërisht me stomakun bosh, është përkrahur nga shumë...
Vuan nga rënia e flokëve? Flokët e tu duan ‘vite’ që të rriten dhe sërish s’je i kënaqur me gjatësinë dhe shëndetin e tyre? Dëshiron flokë më të dendur? Të tregojmë si ta përgatisësh vetë vajin e rozmarinës në...
Çfarë duhet të bëni për të normalizuar organizmin pas një nate ku e keni tejkaluar me ushqim, ëmbëlsira dhe alkool? Më poshtë keni listën e ushqimeve që do t’ju ndihmojnë të normalizoni dhe pastroni organizmin, në një dietë Detox....
Lini një koment