Sphagetti + djathë + piper=Më e thjeshta është më e shijshme
Një pjatë tipike, klasike dhe e pavdekshme e kuzhinës romane. Përbërësit e saj e bëjnë perfekte këtë pjatë edhe kur keni pak minuta kohë në dizpocion për t’i gatuar.
Përbërësit:
400 gram spaghetti
200 gram djathë pekorino romano
piper i zi
1 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër
kripë
Përgatitja:
Zjeni pastat ‘al dente’ në ujë të kripur duke shtuar dhe një lugë vaj ulliri. Në një enë qelqi ose alumini hidhni djathin pekorino të grirë së bashku me piperin e sapobluar.
Shtoni dhe makaronat në enën me djathë dhe piper së bashku me dy lugë nga uji i zjeries së tyre. Përziejini me një pirun derisa të jenë kremoze dhe servirini të nxehta.
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Orzo duket si oriz, por në fakt është një lloj paste e vogël. Në këtë recetë gatuhet me domate qershi dhe kungulleshka, ndërsa feta, limoni dhe borziloku i japin freskinë që kërkon një pjatë vere. Përbërësit për 4 persona...
E ëmbël, kremoze, krokante dhe pak e kripur: bruschetta me pjeshkë dhe burrata është një nga ato receta ku pak përbërës krijojnë një rezultat shumë më interesant nga sa prisni. Përbërësit për 6–8 bruschetta 1 baguette ose bukë rustike...
Lini një koment