“Kulfi”, receta ‘cool’ që vjen nga India e largët, përgatitet shumë thjesht në shtëpi
Të gjithë të apasionuarit pas gastronomisë po flasin për ‘Kulfi’. Është një ëmbëlsirë tipike indiane, antike, e butë,kremoze, e freskët. Ah, edhe shumë e thjeshtë për t’u përgatitur.
E ka origjinën që 500 vite më parë dhe ishte e preferuara e Perandorëve Mughal. Kulfi është një krem i ftohtë i përgatitur me fruta dhe qumësht, i cili ngjan si një akullore, por është më kremoz. Pra, me pak fjalë, Kulfi është ëmbëlsira që do të hamë gjithë verës dhe do t’ju tregojmë si ta përgatisni atë.
Kulfi si fillim është përgatitur me fistikë dhe shafran dhe vinte nga tokat e Kashmirit, trëndafilave e kardamomëve, por në këtë version është më ‘sexy’” me bazë mango të ëmbël (Alphonse, mango indiane e verdhë). Gatuhet në zjarr të ulët dhe për një kohë të gjatë (gjithmonë duke u përzier) qumështi derisa të trashet e bëhet kremoz me shijen tipike që vjen nga karmelizimi i laktorzës, pastaj aromatizohet me fruta, aroma ose pistil shafrani, vendoset nëpër forma dhe futet në frigorifer. Në këtë rast kemi shtuar qumësht të kondensuar dhe pana. Jo shumë, por mjaftueshëm për ta bërë këtë ëmbëlsirë të shijshme.
Përbërësit për 4 persona:
500 gr mango
300 gr qumësht i kondensuar
50 ml pana e freskët
1 bustinë shafran
Prisni mangon, frulojeni në frulator derisa të merrni një tul të butë. Ndërkohë,vendosni panën në një tenxhere, shtoni shafranin dhe lërini në zjarr të ulët për disa minuta. Më pas përzieni gjithë përbërësit në një enë të madhe dhe përziejini derisa të merrni një përbërje me ngjyrë uniforme. Hidheni më pas në një formë të mbuluar me kapak plastik ose nëpër forma të vogla. Vendosini në ngrirje për të paktën 10 orë. Shërbejini menjëherë pasi t’i nxirrni nga frigoriferi.
Zbuloni origjinat e ngatërruara të pjatave gjatë shekujve dhe kontinenteve. Gjurmimi i origjinës së ushqimit është një çështje komplekse dhe shpesh e debatueshme. Për shembull, ndërsa disa pretendojnë se bageli i parë është bërë në Krakov, Poloni, në vitin...
Ngrohni 2 lugë gjelle vaj në një tigan mbi nxehtësinë mesatare dhe skuqni qepën butësisht për 10-12 minuta. Shtoni hudhrat dhe specin djegës dhe gatuajeni për 1 min. Hidhni domatet dhe sheqerin dhe i kriposni sipas shijes. Ziejini...
Ngrohni furrën në 200C. Në një sipërfaqe të lyer pak me miell, hapeni brumin në pak më të vogël se një drejtkëndësh A4. Rrëshqiteni në një tepsi, lyejeni me vezën e rrahur dhe gatuajeni për 20 minuta ose derisa...
Lini një koment