Një pjatë e parë vegane e thjeshtë për t’u përgatitur, perfekte për ata që dëshirojnë diçka të lehtë pa hequr dorë nga shija: pasta me salcë perimesh dhe peksimadhe (bukë e thekur e grirë). Nëse dëshironi t’i jepni një aromë më të veçantë, mund t’i shtoni disa gjethe borziloku.
Përbërësit:
320 gr pasta s’mola
120 gr bizele
2 kungulleshka
40 gr bukë e thekur e grirë
4 lugë perime mikse të ngrira
12 gjethe mente
Vaj ulliri e.v
1 domate e pjekur
Kripë
Piper
Përgatisni perimet. Merrni kungulleshkat, lajini dhe pritini në kube rreth 5 mm. Hidhini në ujë të vluar të kripur kut do të zieni edhe pastat më pas. Lërini kubet e kungulleshkave për 2 minuta. Kullojini me anë të një garuzhdeje me vrima. Më pas hidhni aty 150 gr bizele dhe lërini për 2-3 minuta. Kullojini dhe ftohini në ujë të ftohtë me akull në mënyrë që të ruajnë ngjyrën. Fusni në ujë të vluar edhe domaten për disa sekonda, më pas hiqin lëkurën, farat dhe priteni në copa.
Përgatisni salcën. Ngrohni në një tigan pak vaj ulliri dhe kaloni aty bukën e grirë të thekur (peksimadhet) për 2-3 minuta në nxehtësi të lartë. Lërini të ftohen pak dhe spërkatini me 5 gjethe menteje të copëtuara me gishta dhe piper. Ngrohni 2-3 lugë vaj dhe skuqni perimet mikse për 3-4 minuta në zjarr të ulët. Shtoni aty edhe perimet që kaluat në ujë valë më parë, lërini për 2-3 minuta, rregullojini me kripë e piper dhe fikni zjarrin.
Kompletoni pjatën. Në ujin ku zjetë perimet gatuani pastat në bazë të kohës së treguar në paketim. Mbani mënjanë 2 lugë ujë nga zierja e tyre. Kullojini më pas hidhini në tiganin me perime. Shtoni edhe dy lugët e ujit nga gatimi. Përziejini, lërini për një minutë dhe fikeni zjarrin.
Shërbejini. Spërkatini me bukën e thekur të grirë të kaluar në tigan, gjethet e mbetura të mentes, përziejini dhe shërbejini.
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Lini një koment