E butë, me shije delikate dhe aromë të mirë, sufleja me limon është një ëmbëlsirë vërtet e shijshme, e thjeshtë për t’u përgatitur dhe shume e dashur edhe nga fëmijët. Një ëmbëlsirë perfekte për të mbyllur vaktet me shije, sidomos nëse keni të ftuar.
Le të shohim bashkë si përgatitet:
Për kremin
8 të verdha vezësh
70 gr sheqer
60 gr miell
350 ml qumësht
Lëkura e grirë e dy limonëve
Lëngu i një limoni
Për meringën
8 të bardha vezësh
90 gr sheqer
Përgatitja:
Për të filluar, ndani të bardhat nga të verdhat dhe më pas punoni të verdhat me 70 gram sheqer derisa të merrni një masë shkumoze. Shtoni miellin dhe qumështin e vakët e më pas gatuajeni kremin në zjarr të ulët për 1-2 minuta.
Shtojini kremit lëkurën e grirë të dy limonëve dhe lëngun e një limoni e më pas përziejini mirë. Rrihni të bardhat me sheqerin e mbetur, shtoni kremin dhe përziejini me kujdes derisa të merrni një përbërje homogjene.
Hidheni përbërjen nëpër forma të lyera me gjalpë duke lënë 1 cm bosh.
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Orzo duket si oriz, por në fakt është një lloj paste e vogël. Në këtë recetë gatuhet me domate qershi dhe kungulleshka, ndërsa feta, limoni dhe borziloku i japin freskinë që kërkon një pjatë vere. Përbërësit për 4 persona...
E ëmbël, kremoze, krokante dhe pak e kripur: bruschetta me pjeshkë dhe burrata është një nga ato receta ku pak përbërës krijojnë një rezultat shumë më interesant nga sa prisni. Përbërësit për 6–8 bruschetta 1 baguette ose bukë rustike...
Lini një koment