Një pjatë klasike e stinës së nxehtë. Një pjatë e parë e mirë edhe nëse përgatitet një ditë më parë. Sallata verore me pasta të ftohta është e shijshme, e thjeshtë për t’u përgatitur dhe e shëndetshme nga ana nutricionale. Shkon me birrë të freskët dhe një sallatë frutash me akullore.
Përbërësit për 4 persona:
320 gr makarona pene
2 qepë të njoma
4 fileto açuge
30 gr ullinj të zinj të pjekur në furrë
pak borzilok
pak kripë
500 gr speca
1 thelpi hudhër
20 gr kaperi
pak majdanoz
vaj ulliri ekstra i virgjër
piper
Përgatitja:
Piqni specat në furrë në temperaturën 180 gradë për 15 minuta. Pastaj vendosini në një qese letre (si ato të bukës) për 10 minuta. Hiquni lëkurën, bishtat e farat dhe më pas pritini në shirita. Pastaj skuqini në lugë vaj ulliri dhe 1 thelpi hudhër të cilin e keni shtypur. Shtoni dy qepët e prera në feta dhe gatuajini për disa minuta. Shtoni pak kripë e piper.
Zjeni makaronat. Vendosini perimet në një enë qelqi dhe pasi të hiqni hudhrën, shtoni kaperit, ullinjtë e zi të pjekur në furrë e të prerë përgjysmë, 4 filetot e açugeve të prera në copa. Spërkatini me majdanoz dhe borzilok të grirë dhe përziejini mirë.
Kulloni makaronat dhe ftohini në ujë të bollshëm, shtoni përgatitjen e perimeve, përziejini dhe shtojuni pak vaj ulliri.
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Nëse keni disa banane të pjekura në shtëpi, kjo është një nga ato receta që ia vlen ta provoni. Vetëm 5 përbërës, pak minuta përgatitje dhe pjesën tjetër e bën furra. Rezultati është një kek i butë, natyralisht i...
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Lini një koment