Tortë me kumbulla e kanellë për një vakt plot energji
Perfekte për të mbajtur trupin dhe shëndetin në formë, kumbullat janë një frut shumë i volitshëm, perfekte për përgatitjen e ëmbëlsirave të shijshme si kjo tortë për mëngjes që do t’ju mësojmë sot.
Kumbullat përmbajnë antioksidantë të rëndësishëm si flavonoidet dhe polifelnolet, rregullojn presionin e gjakut, janë një ndihmë e vlefshme në rast kapsllëku. Janë një frut i ulët në kalori, karakteristikë që i bëjnë kumbullat ushqim të përsosur në rastet e dietave ta me kalorazh të ulët.
Si thoni për një ëmbëlsirë me kumbulla dhe aromën e shijshme të kanellës?
Përbërësit:
110 gr gjalpë i zbutur
200 gr sheqer semola
2 vezë
190 gr miell
1 lugë çaj maja pluhur
1 lugë çaj lëkurë e grirë limoni
1 lugë gjelle lëng limoni
3 lugë gjelle qumësht
6 kumbulla të prera në gjysmë të cilave u keni hequr bërthamën
2 lugë kafeje kanellë pluhur
pak kripë
Përgatitja:
Ngrohni furrën në 180 gradë dhe pastaj lyeni me gjalpë dhe spërkasni me miell një tepsi me diametër 20 cm.
Punoni së bashku gjalpin dhe sheqerin derisa të merrni një përbërje të buta dhe homogjene.
Rrihni vezët dhe shtojini tek përzierja e gjalpit. Hidheni përzierjen në tavë.
Sitni miellin, shtoni majanë dhe kripën, shtoni dhe lëkurën e grirë të limonit e qumështin dhe bashkojeni këtë përbërje tek përzierja me vezë dhe gjalpë. Hidhni përbërjen në tavë.
Përzieni kumbullat me sheqerin dhe kanellën dhe më pas vendosini tek brumi duke i kthyer përmbys.
Piqeni rreth 50 minuta dhe kontrolloni pjekjen me një kruajtëse dhëmbësh.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment