Të freskëta dhe të shijshme, perimet si bizelet, kungujt, bathët, asparagët e karotat janë në kulmin e tyre. Një ide e mirë për t’i gatuar do të ishte një kek i kripur me bizele dhe kunguj: një variant vegjetarian dhe vërtet i shijshëm.
Bizelet janë të freskëta nëse bishtajat kërcasin kur i hapim, kungujt e asparagët duhet të jenë të fortë kurse gjethet e karotave duhet të jenë ngjyrë jeshile e fortë.
Përbërësit:
500 gr bizele të freskëta
200 gr djathë i njomë
180 gr miell
80 gr parmixhano
3 vezë
2 kungulleshka
1 dl qumësht i plotë
Gjysmë bustine maja pluhur
0.5 dl vaj ulliri e.v
Kripë
Piper
Përgatitja:
Pasi të keni hequr bizelet nga bishtajat, lajini, kullojini, hidhini në një tenxhere me ujë të vluar për disa minuta, kullojini dhe lërini të ftohen.
Lani kungujt, thajini, hiquni ekstremitetet dhe grijini trashë në rende, më pas kripini, vendosini në një sitë dhe lërini të kullojnë për 15 minuta në mënyrë që të humbasin ujin e tepërt. Më pas shtypini me kurrizin e një luge për t’i shtrydhur mirë.
Sitni miellin në një enë bashkë me gjysmë bustine maja, shtoni 3 vezë të rrahura me pak qumësht, ½ dl vaj ulliri, 80 gr pamrixhano të grirë, pak kripë dhe pak piper të bluar. Shtoni edhe kungujt e bizelet, shtojini me kujdes dhe përziejini me një lugë druri derisa të merrni një përbërje homogjene.
Prisni djathin në kubikë të vegjël, thajini pak me letër kuzhine dhe shtojini tek brumi i përgatitur.
Transferojeni brumin në një formë keku me kapacitet 1 l të mbështjellë me letër furre dhe nivelojeni me një spatul.
Piqeni në furrë të ngrohur në 180 gradë për gati 40 minuta. Shërbejeni të vakët ose të ngrohtë.
Zbuloni origjinat e ngatërruara të pjatave gjatë shekujve dhe kontinenteve. Gjurmimi i origjinës së ushqimit është një çështje komplekse dhe shpesh e debatueshme. Për shembull, ndërsa disa pretendojnë se bageli i parë është bërë në Krakov, Poloni, në vitin...
Ngrohni 2 lugë gjelle vaj në një tigan mbi nxehtësinë mesatare dhe skuqni qepën butësisht për 10-12 minuta. Shtoni hudhrat dhe specin djegës dhe gatuajeni për 1 min. Hidhni domatet dhe sheqerin dhe i kriposni sipas shijes. Ziejini...
Ngrohni furrën në 200C. Në një sipërfaqe të lyer pak me miell, hapeni brumin në pak më të vogël se një drejtkëndësh A4. Rrëshqiteni në një tepsi, lyejeni me vezën e rrahur dhe gatuajeni për 20 minuta ose derisa...
Lini një koment