Receta e djathit kremoz të bërë në shtëpi është shumë e thjeshtë për t’u realizuar dhe rezultati do të jetë shumë i ngjashëm me atë që blejmë në dyqane. Ideal për të përgatitur cheesecake të shijshme, i shkëlqyer për t’u shoqëruar me crackers e aperitivë, shumë i lehtë në shije, ky djathë do të bëjë për vete gjithë familjen.
Për të ju duhen:
- 500 ml kos me yndyrë
- 1 lugë kafeje kripë
Përgatitja:
- Merrni një napë ose cohë pambuku, mundësisht të bardhë dhe sistemojeni në një tenxhere duke u kujdesur të mos prekë fundin e saj.
- Në një tas bashkoni kosin, kripën dhe shtojeni tek napa.
- Kripa ndihmon që kosi të humbasë dhe kullojë gjithë lëngun në fundin e tenxheres.
- Lëreni për 24 orë në frigorifer.
- Pasi t’i ketë kaluar kjo kohë, mund ta hiqni djathin dhe ta vendosni në një tas me kapak.
- Mund të ruhet në frigorifer për dy ditë.
Lini një koment