Kek me dardhë dhe çokollatë. Një mënyrë për të përdorur dardhët shumë të pjekura
4 dardhë të pjekura me përmasa mesatare
250 gr miell 00
50 gr niseshte patatesh
150 gr çokollatë e zezë
200 gr sheqer
150 ml qumësht
130 gr gjalpë
1 bustinë maja
3 vezë
1.Përzieni vezët me sheqerin derisa të formohet një masë me ngjyrë të çelët.
2.Shkrini në një banjëmari gjalpin, qumështin dhe çokollatën, hidhni gjithë masën tek përzierja me vezë dhe sheqer dhe përziejini mirë.
3.Shtoni dhe miellin e situr me majanë e niseshtenë dhe përziejini derisa të merrni një përbërje kremoze pa kokrriza.
4.Qëroni dardhat dhe lërini ashtu siç janë.
5.Merrni formën ku do të piqni kekun, shtrojini letër furre dhe pastaj vendosni dardhat e qëruara me pjesën e bishtit lart.
6.Shtoni brumin e kekut më pas dhe piqeni në furrë të ngrohur në 180 gradë për 25-30 minuta.
7.Spërkateni me sheqer pluhur ose copëza bajamesh.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment