Djathë feta i bërë në shtëpi. Perfekt për recetat e verës

Në Greqi, djathi feta është një simbol i kuzhinës vendase. Gjendet në të gjitha restorantet, në taverna, në dyqane dhe gjithmonë prezent në shtëpitë e vendasve. Përgatitet nga bashkimi i qumështit të dhisë dhe deles dhe ka një shije të pangatërrueshme. Përmban gjithashtu vlera ushqyese të rëndësishme: proteina, kalcium, 55% ujë dhe për këtë ka karakteristika e një djathi ideal në dieta. Është perfekt për të shoqëruar sallatat.

Djathin Feta mund ta përgatisni edhe në shtëpitë tuaja, vetë, me disa veprime shumë të thjeshta.

Përbërësit (për 4 persona)

  • 5 litra qumësht i plotë
  • 125 gr kos natyral i plotë
  • ½ lugë kafeje farë djathi
  • Kripë

 

Përgatitja:

  1. Ngrohni qumështin derisa të arrijë temperaturën 38 gradë Celsius, shtojini kosin dhe vazhdoni ta lini edhe për 15 minuta në zjarr duke e mbuluar me kapak.
  2. Fini zjarrin dhe shtojini farën e djathit. Lëreni djathin që të koagulohet për gjysmë ore derisa të përftoni një xhelatinë.
  3. Priteni qumështin e koaguluar në kuadrate prej 5 cm, mbulojeni me kapak dhe lëreni të pushojë në temperaturën e ambientit për të paktën 10 orë.
  4. Pasi ka kaluar kjo kohë, duke përdorur një garuzhde me vrima, merrni qumështin e koaguluar (mpiksur), vendoseni në një formë apostafat dhe lëreni në frigorifer edhe për 10 orë të tjera duke e kthyer nga të dy anët herë pas here.
  5. Pas këtyre 10 orëve, merrni djathin, hiqeni nga forma, kripeni dhe lëreni në frigorifer për 15 ditë të tjera para se ta konsumoni.

Lini një koment