Maska me Nutella. Rutina e bukurisë që vjen nga familja mbretërore

Ju ka ndodhur të keni hapur një kavanoz Nutella dhe të  provoni dëshirën e të lyerit fytyrën me të? Në fakt, është një nga trajtimet më të rregullta në rutinën e bukurisë së Kate Middleton. Sipas ekspertes së bukurisë në familjen mbretërore, Debora Mitchell, asaj i pëlqen ta përdorë këtë maskë dhe procesi është shumë i thjeshtë. Aplikohet në fytyrë, lihet të thahet dhe largohet me gishta, por nuk duhet përdorur ujë.

Sheqeri në të vepron si eksfoliues dhe acidet yndyrore i bëjnë shumë mirë lëkurës. Me këtë maskë-skrab do të keni një lëkurë të butë dhe të shëndetshme. Por bëni kujdes, mos e hani 😛

 

Lini një koment