Sugjerojmë:

Finokë në tigan

Finokë në tigan

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Me aromë shumë të veçantë, finokët në tigan janë pjata shoqëruese më e shpejtë që mund të mendoni. Të thjeshtë dhe të shpejtë për t’u përgatitur, finokët ruajnë shijen dhe krokantësinë e tyre. Janë shoqërues perfektë të pjatave të peshkut. Në këtë version do t’i përgatisim me piper rozë dhe kripë himalajane. Ja hapat që na duhen për t’i përgatitur:

Ingredientët

  • 900 gr finokë
  • Kripë himalajane (rozë)
  • Vaj ulliri e.v
  • Piper rozë
  • Manxuranë
  • Trumëz

Udhëzimet

1

Për të realizuar finokët në tigan, si fillim lajini ata, më pas prituni gjethet e kërcejt (të cilat mund t’i për të aromatizuar një supë ose brodo.) Ndani përgjysmë secilin dhe më pas pritini në feta.

2

Pasi t’i keni prerë finokët, vazhdoni me gatimin e tyre: ngrohni vajin e ullirit në një tigan, më pas shtoni copat e finokëve dhe gatuajini për 5-6 minuta në zjarr të lartë. Shtojuni kripë himalajane e cila u jep gjithashtu ngjyrë atyre. Shtoni piper rozë të bluar dhe aromatizojini me gjethet e manxuranës dhe trumëzës.

3

Vazhdoni gatimin edhe për 5-6 minuta për t’i mbajtur krokantë, por nëse i dëshironi të butë, mund të vazhdoni gatimin edhe pak minuta. Shërbejini të ngrohtë.

Lini një koment