Nga dhëmbët e bardhë, tek lëkura e flokët: pse argjila jeshile po merr kaq famë?

Quhet argjilë jeshile e ventiluar dhe është e pasur me shumë benefite, si për shëndetin ashtu edhe për bukurinë. E njohur dhe e përdorur që në kohët e lashta, argjila jeshile e ventiluar mund të përdoret në mënyra të ndryshme, nga kompresat tek pijet, për të ndihmuar organizmin tonë të jetojë më mirë. Zbuloni më poshtë përdorimet e dobishme dhe vetitë e argjilës së gjelbër të ventiluar.

Çfarë është argjila jeshile e ventiluar?

Argjila jeshile e ventiluar është njëlloj balte që përdoret për qëllime terapeutike dhe kozmetike. Quhet e ventiluar sepse është tharë në diell dhe jo në furrë: një proces ky, i cili i lejon të ruaj të gjithë vetitë e saj të dobishme, e mbron nga papastëritë dhe garanton grimcim më të imët. Gjithashtu bashkëveprimi me diellin garanton një shkëmbim jonik, duke i lejuar të përdoret si një medikament natyral për çrregullime të ndryshme psiko-fizike. Një tjetër karakteristikë kryesore e argjilës së gjelbër të ventiluar është fakti se mund të absorbojë mikrobet, bakteret dhe toksina të tjera të metabolizmit tonë: pra, është një substancë e vërtetë detox.

Argjila e gjelbër e ventiluar: përdorimet

Falë grimcave shumë të vogla, argjila e gjelbër e ventiluar mund të ketë një përdorim të brendshëm dhe të jashtëm. Me përdorim të brendshëm nënkuptojmë mundësinë e të marrit të kësaj substance nga goja duke e tretur në ujë. Por kujdes: Argjila e gjelbër që pihet nuk është e njëjta me atë për përdorim kozmetik. Prandaj është e nevojshme të sigurohemi mirë për llojin që po marrim. Në formë të lëngshme, argjila jeshile e ventiluar ndihmon në pastrimin e organizmit: përqëndrimi i lartë në substanca minerale si ( silici, kalciumi, magnezi, natriumi, squfuri, kaliumi, argjendi, hekuri dhe alumini) lejon të absrobojnë metalet e rënda dhe substancat toksike që ndodhen në trupin tonë duke përmirësuar funksionet e mëlçisë dhe duke  qetësuar dhimbjet e stomakut dhe migrenës. Për shkak të fuqive të larta absorbuese, argjila jeshile, mund të ketë edhe kundërindikacione.

Argjila jeshile e ventiluar: Kundërindikacionet

Ndër efektet anësore më të zakonshme të lidhura me argjilën e gjelbër të ventiluar është kapsllëku, i shkaktuar nga thithja e ujit. Argjila e gjelbër gjithashtu mund të bashkëveprojë me medikamentet duke thithur disa substanca të tyre, çka anulon ose zbut efektin e tyre. Para se të filloni një terapi të bazuar në argjilë jeshile të ventiluar, është më mirë të konsultoheni me një mjek. Së fundi, edhe pse ndodh shumë rrallë, argjila jeshile e ventiluar mund të japë edhe alergji. Për të ditur nëse jeni alergjik ndaj saj apo jo, këshillohet ta përdorni fillimisht me mënyrën e përdorimit të jashtëm.

Argjila jeshile: kremi

Përdorimi i jashtëm i argjilës jeshile të ventiluar vjen përmes përdorimit në formë kremi që mund të përftohet duke e përzier me ujë dhe pak vaj ulliri apo dy pika limoni. Ky produkt jep rezultate fantastike ne luftën kundër celulitit, akneve, në kurën ndaj psoriasis, dermatitit atopik dhe seborroik, ekzemës dhe hemorroideve. Gjithashtu me kremin e përgatitur me argjilë, mund të tampononi edhe flokët, nëse janë shumë të yndyrshëm, ose të shpëlani dhëmbët dhe gojën për një efekt higjienizues.

Lini një koment