Nëse keni pak bukë të zezë në shtëpi, mund të bëni një supë si kjo
1/2 qepe
40 gr gjalpë
120 gr bukë segali
1 lugë miell
1 litër ujë të vluar
2 lugë gjelle pana e lëngshme
1 e verdhë veze
1.Prisni imët qepën dhe skuqeni në një tenxhere me 40 gr gjalpë. Më pas shtoni bukën e segalit të prerë në kubikë.
2.Përziejini për disa minuta.
3.Shtoni më pak një lugë miell tek kubikët e bukës dhe përziejini për disa minuta derisa buka dhe mielli të fillojnë të ngjisin.
4.Në këtë moment, hidhni në tenxhere një litër ujë të vluar dhe ziejeni derisa buka të jetë shpërbërë plotësisht.
5.Frulojeni supën me mikser dhe rregullojeni me kripë e piper. Pastaj rrihni të verdhën e vezës me 2 lugë pana të lëngshme dhe pasi të hiqni supën nga zjarri, shtojani dhe përziejeni shpejt.
6.Kompletojeni supën me salsiçe Frankfurter të ziera e të prera në feta.
Fasulet janë një ushqim i shëndetshëm dhe i shijshëm, por koha e gjatë e gatimit mund të jetë sfiduese, sidomos kur nxitoni. Fatmirësisht, ka një truk të thjeshtë që do t’ju ndihmojë të kurseni kohë! Nëse keni harruar t’i...
Përzierja e përbërësve Në një tas të madh, përziejmë mishin e grirë me karrotën, qepën, hudhrën, majdanozin dhe bukën e thërrmuar. Shtojmë vezën dhe erëzat sipas shijes dhe i përziejmë mirë derisa të bashkohen. Formimi i qofteve Formojmë qoftet...
Në një tas, përziejmë majanë me ujin e vakët dhe sheqerin. E lëmë të qëndrojë për 10 minuta derisa të krijohen flluska. Shtojmë miellin, kripën dhe vajin. E punojmë brumin derisa të bëhet elastik. E mbulojmë dhe e lëmë...
Lini një koment