Karamele me lëkura portokalli

Lëkurat e portokallit, por në përgjithësi të të gjitha agrumeve, mund të përdoren në mënyrë efikase për receta të ndryshme për fëmijë dhe jo vetëm: karamelet me agrume, janë shumë të shijshme, të thjeshta dhe të shëndetshme nëse nuk e ekzagjeroni me sheqerin. Janë perfekte për t’u shërbyer pasdite ose në fund të vakteve. Më poshtë do të gjeni recetën e karameleve me lëkura portokalli të cilat mund t’i zëvendësoni edhe me lëkura limoni, mandarinash ose qitroje.

Përbërësit:

  • Lëkura e 1 kg portokajsh
  • 1 gotë sheqer

Për t’i kompletuar (opsionale)

  • Lëkurë portokalli
  • Copëza çokollate
  • Gjethe menteje

Përgatitja:

  1. Prisni lëkurat e lara të portokajve dhe shtojini në një tenxhere bashkë me sheqerin dhe gjysmë gote ujë.
  2. Përziejini në zjarr të lartë duke i trazuar vazhdimisht. Ulni flakën dhe duke bërë kujdes të mos digjet sheqeri, lërini të gatuhen derisa të përftohet një karamel i butë.
  3. Hidheni përbërjen në një letër furre të palosur, mbulojeni me gjysmën tjetër dhe hapeni me një petëz sa më shumë të jetë e mundur.
  4. Lëreni të ftohet në frigorifer për 30 minuta, më pas priteni përbërjen në kuadrate dhe jepuni karameleve formën e dëshiruar (kon, kube, forma sfere). Sipërfaqja e tyre do të jetë ngjitëse prandaj, ju këshillojmë t’i kaloni në lëkurë portokalli të freskët, copëza çokollate ose gjethe menteje.

Lini një koment