Sallatë me lakër, karota e kos

Sallatë me lakër, karota e kos

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 0 minuta

E shijshme, e freskët dhe plot vitamina e antioksidantë. Kjo sallatë me lakër, karota e jogurt, është gjëja më e bukur që do të mësoni sot.

Ingredientët

  • 150 gr majonezë
  • 150 gr kos
  • 1 lugë e vogël uthull
  • gjysmë lugë e vogël mustardë
  • 500 gr lakër e bardhë
  • 2 karota
  • 1 dardhë
  • Rrush të thatë ose kopër sipas dëshirë

Udhëzimet

1

Prisni julienne (në shirita gjatësorë) lakrën dhe karotat. Prisni dardhën në kubikë dhe prisni përgjysmë kokrrat e rrushit. Në një tas rrihni majonezën, jogurtin, uthullën dhe mustardën për 10 minuta. Ia shtojmë sallatës salcën e përgatitur, shtojmë dhe ca gjethe koper dhe e përziejmë mirë.

Lini një koment