10 arsye të vërteta pse duhet të konsumoni më shumë proteina
Të gjithë biem dakord se proteinat janë të rëndësishme. Një numër studimesh kanë treguar se një dietë e pasur me proteina ka shumë përfitime kur vjen puna tek humbja e peshës apo tek shëndeti metabolik.
Këtu janë 10 arsye të vërteta shkencore pse duhet të hani më shumë proteina:
Redukton urinë Proteinat ju ngopin dhe ju mbajnë të plotësuar për një kohë të gjatë. Kjo do bëjë që të hani më pak. Ato aktivizojnë një hormon që ju bëjnë të ndiheni i ngopur më shpejt.
Rrit masën muskulare dhe forcën Proteina është elementi kryesor që ndërton muskujt tuaj. Nëse jeni fizikisht aktivë atëherë duhet të kujdeseni që po merrni sasinë e mjaftueshme të proteinave.
E mirë për kockat tuaja Njerëzit që marrin shumë proteina përmes ushqimeve janë më pak të rrezikuar ndaj frakturave dhe osteoporozës.
Redukton dëshirën për të ngrënë gjatë natës Kjo falë aktivizimit të hormonit të dopaminës që mund të reduktojë deri në 60% dëshirën për të ngrënë gjatë natës.
Përshpejton metabolizimin dhe përshpejton djegien e dhjami Të ngrënit mund të përshpejtojë metabolizmin tuaj për një kohë të shkurtër. Ndërsa të ngrënit ushqime me shumë proteina përshpejton metabolizmi shumë herë më shpejt dhe rrit numrin e kalorive që digjen. Kjo kap vlerën nga 80-100 kalori të djegura çdo ditë.
Përfitime të tjera:
Ul presion e gjakut
Ju ndihmon të ruani kilet e humbura
Nuk dëmton shëndetin e dhëmbëve
E ndihmon trupin të vetërikuperohet herë pas here pas dëmtimeve
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment