Cheesecake me çokollatë dhe Baileys, e pamundur të mos dashurohesh që me lugën e parë
Cheesecake është një prej tortave më të tunduese në botë dhe e përgatitur në versionin me çokollatë dhe Baileys është një trend i pastiçerive të ndryshme të Europës. Bëhet fjalë për një cheesecake klasik me djathë kremoz dhe pana, por i aromatizuar me Baileys dhe me një bazë të shijshme biskotash me çokollatë dhe plusi i saj është se përgatitet shumë thjesht, mjafton të ndiqni udhëzimet hap pas hapi.
Për bazën:
26 biskota Oreo
Gjalpë i shkrirë
Pak kripë
Për cheesecake:
4 topa djathi kremoz i tipit Philadelphia
1 filxhan sheqer
Pak niseshte misri
4 vezë
¼ litri Baileys
1 lugë kafeje ekstrakt vaniljeje
Për mbulimin:
Pana e freskët
Copëza çokollate
Si fillim, nxehni furrën në 170 gradë dhe shkrini gjalpin në banjë mari. Tani kalojmë në përgatitjen e bazës.
Vendosni në një frulator biskotat Oreo, shtoni gjalpin e grirë dhe pak kripë. Frulojini mirë dhe ngjesheni më pas bazën në një tepsi rrethore me anë të lëvizshme dhe diametër 24 cm.
Më pas vazhdoni me cheesecake. Në një tas shtoni djathin kremoz dhe me ndihmën e një miskeri elektrik përziejeni me sheqerin derisa të përftoni një krem të butë. Shtoni dy lugë niseshte misri dhe vezët. Pasi i keni përzier përsëri përbërësit, shtoni Baileys dhe një lugë kafeje ekstrakt vaniljeje.
Vendoseni këtë përbërje sipër bazës së biskotave dhe piqeni në furrë për gati 1 orë e 20 minuta, më pas fikeni sobën dhe lëreni të ftohet brenda në furrë.
Kur të jetë ftohur vendoseni në frigorifer për të paktën 4 orë ose për gjithë natën. Ngrohni panën në zjarr të ulët, më pas hiqeni nga zjarri dhe shtojini copat e çokollatës duke i përzier derisa të merrni një masë kremoze dhe homogjene.
Hidheni këtë masë mbi cheesecake dhe përhapeni me ndihmën e një spatule derisa të mbulojë gjithë ëmbëlsirën.
Tani mund të lëpini gishtat dhe të shijoni Cheesecaken me kë të doni ju!
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Lini një koment