Një tortë si lazanja të lutem!

Një tortë si lazanja të lutem!

Persona: 10
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 45 minuta

Ingredientët

  • 450 gram mish të grirë
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji piper
  • 425 gram salcë domatesh
  • 85 gram pastë domatesh
  • 425 gram djathë rikota
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • ½ qepë
  • 4 thelpi hudhra
  • 10 gram borzilok
  • 1 vezë të madhe
  • 50 gram djathë parmexhano
  • 30 petë të gatshme lazanja
  • 200 gram mozarela të grirë
  • Për salcën e beshameli nevojiten: 2 lugë gjelle gjalpë pa kripë, 2 lugë gjelle miell, 360 ml qumësht, 30 gram djathë parmexhano, borzilok të freskët .

Udhëzimet

1

Ngrohni furrën në 190 gradë celsius.

2

Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën, hudhrat dhe më pas shtoni mishin e grirë. Shtoni kripë dhe piper.

3

Shtoni salcën e domateve, pastën e domateve dhe i trazoni vazhdimisht.

4

Në një enë bashkoni rikotën, borzilokun, vezën dhe djathin parmexhano të grirë imët. I përzieni me ndihmën e një luge.

5

Tani merrni një tas prej alumini, e lyeni me vaj ulliri dhe shtroni në të petat e lazanjës. FIllimisht i vendosni anash dhe pastaj në qendër. Pra i gjithë tasi duhet mbuluar me petët e lazanjës.

6

Vendosni një shtresë me mozarela, dy lugë nga salca e mishit dhe pastaj petat e tjera të lazanjës. Shtoni rikotën, përhapeni me një lugë dhe përsëri petat e lazanjës. Përsëriteni këtë gje dy herë. Në fund vendosni dy lugë nga salca me mish të grirë dhe mbyllni petat e lazanjës që dalin jashtë tasit.

7

E fusni në furrë për 45 minuta.

8

Tani përgatisni beshamelin duke skuqur gjalpin, miellin. I trazoni shpejt dhe gradualisht shtoni qumështin. I përzieni derisa masa të trashet plotësisht. Shtoni gjithashtu pak kripë dhe piper.

9

Pasi lazanja të jetë gati e nxirrni nga furra dhe i shtoni sipër beshamelin. Në fund edhe pak borzilok dhe kjo pjatë super e shiijshme është gati për ju!

Lini një koment