Gazpaço e bardhë

Gazpaço e bardhë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Një pjatë e parë shumë e sofistikuar. Gazpaçoja e bardhë është e thjeshtë dhe e shpejtë për t’u përgatitur, e shkëlqyer për në verë, për t’u detoksifikuar. Gjithashtu është një pjatë e shëndetshme nga pikëpamja nutricionale.

Ingredientët

  • 2 lugë gjelle uthull sherry (uthull vere-liker)
  • 4 bajame të cilave u keni hequr cipën dhe i keni prerë ( a lamelle)
  • disa kokrra piper
  • disa kokrra rrush të bardhë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 200 gram bajame me cipë të qëruar
  • 1 fetë bukë
  • kripë
  • pak rrush i thatë

Udhëzimet

1

Hidhni 200 gram bajame pa cipë në një tenxhere me 7 dl ujë dhe 2 thelpinj hudhër. Prisni të ziejnë dhe më pas fikni sobën. Lërini të vaken dhe nëse dëshironi, eleminoni hudhrën.

2

Më pas hiqini koren fetës së bukës, copëtojeni dhe shtojani përzierjes me bajame së bashku me 4 lugë vaj ulliri, kripë, 2 lugë uthull dhe piper. Frulojini të gjitha.

3

Prisni përgjysmë 10 kokrra rrushi të bardhë, shtrydhini dhe merruni lëngun. Shtojeni te gazpaço. Transferojeni gazpaçon në 4 tasa dhe lëreni në frigorifer të ftohet për dy orë. Dekorojini me rrush të bardhë e të thatë dhe 4 bajame me cipë të hequr. Mund t’i shtoni piper sipas dëshirës.

Lini një koment