Mollë të mbushura në furrë

Mollë të mbushura në furrë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Mollët janë protagoniste të padiskutueshme të ëmbëlsirave të ndryshme që bëjmë në shtëpi, që nga torta klasike me molë, tek biskotat e tj. Sot do të provojmë recetën e mollëve të mbushura, një ëmbëlsirë qe thekson shijen e këtyre frutave gjithë tul. E thjeshtë dhe rustike, kjo recetë bashkon shijen e mollëve me notat e agrumeve, amaretave, të gjitha të mbyllura brenda mollëve që kthehen në ‘kontenitorë shijesh’. Jeni gati?

Ingredientët

  • 4 mollë Fuji
  • 8 amareta
  • 1 portokall
  • 50 gr lajthi të thërrmuara
  • Pak mjaltë

Udhëzimet

1

Lani mollët, thajini dhe pritini nga lart, pra nga ana e bishtit, ku do të bëhet edhe mbushja. Ruajini mënjanë pjesët që pretë për të bërë mbylljen me to.

2

Me anë të një thike të mprehtë, hiquni tulin duke i zbrazur krejtësisht. Hiquni meset dhe tulin që nxorët priteni në copa të imëta. Më pas hidheni në një enë dhe aromatizojeni me lëkurën e grirë të portokallit.

3

Shtoni edhe lajthitë e thërrmuara, lëngun e portokallit dhe amaretat e thërrmuara. Përziejini mirë të gjithë përbërësit dhe filloni me mbushjen. Pasi t’i keni mbushur, vendosini mollët në një tepsi ku keni shtruar letër furre. Lyjeni bazën e tyre me mjaltë.

4

Mbyllini me copat që u hoqët më parë dhe lyejini edhe këto të fundit me mjaltë, me ndihmën e një furçe. Piqini në furrë të ngrohur në 190 gradë për 25 minuta. Më pas lërini të vaken dhe shijojini.

Lini një koment