Një kompani e quajtur Digital Wellnes prezantoi një produkt të quajtur Plani Ushqimor sipas ADN-së. Ky plan duket i thjeshtë: ju regjistroheni online dhe pastaj ngarkoni të dhënat tuaja nga AncestryDNA ose 23andMe, dy shërbime që u prezantojnë njerëzve profilet gjenetike në thellësi. Plani ushqimor sipas ADN-së analizon rezultatet e këtyre testeve dhe pastaj, ju tregon menjëherë se ç’duhet të bëni për të humbur peshë, sipas ADN-së.
Themeluesi i Planit dietologjik sipas ADN-së, Scott Pen, ka treguar për revistën Health se programi merr parasysh më shumë se 100 aspekte të ADN-së së një konsumatori, pastaj i distilon ato në 20 këshilla për atë individ.
Secili konsumator merr plane vaktesh të personalizuara, lista ushqimore, recetash madje dhe rutina stërvitore. Aplikacioni i programit përmban një opsion që lejon përdoruesit të skanojnë barkodin e një artikulli ushqimor dhe të lexonë se ç’thotë plani ushqimor sipas ADN-së për të.
Sipas Penn, plani analizon gjenet e një klienti për ta lajmëruar individin për çdo ndjeshmëri. Plani gjithashtu merr parasysh gjenet që lidhen me konsumin e alkoolit të sigurt.
Plani ju bën të ditur nëse keni tendencë të shqetësoheni emocionalisht kur jeni të uritur—e njohur ndryshe si ndjenja e varësisë.
Por ç’mendojnë nutricionistët për këtë plan?
Keri Gans shprehet për revistën Health se një plan i caktuar ushqimor nuk funksionon për të gjithë dhe personalizimi në një farë mase është i rëndësishëm. Megjithatë, sipas tij, në përpjekjet për të humbur peshë në mënyrë të shëndetshme, nuk duhet domosdoshmërisht një plan i ri dietologjik. Gjithsesi, duhet të bisedoni me mjekun tuaj dhe t’i tregoni atij listën e ushqimeve që ju sugjeron plani shprehet Gans.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment