Crackers pikantë dhe me shumë djathë

Crackers pikantë dhe me shumë djathë

Persona: 8 persona
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 13 minuta

Ingredientët

  • 225 gramë djathë çedar
  • 4 lugë gjelle gjalpë pa kripë
  • 135 gram miell
  • 3 lugë gjelle ujë të ftohtë
  • 1 lugë çaji kripë
  • 3 lugë çaji piper të kuq

Udhëzimet

1

Ngrohni furrën në temperaturë 180 gradë celsius.

2

Në një tas të madh bashkoni djathin, gjalpin, piperin dhe kripën. I rrihni mirë me ndihmën e një rrahësi elektrik.

3

I shtoni miellin dhe ujin në të njëjtën kohë. Vazhdoni ta trazoni derisa të krijoni një masë homogjene brumi.

4

Nëse ju duket shumë e thatë shtoni edhe pak ujë. Ndajeni brumin në dy pjesë, e mbështillni me letër kuzhinë dhe e lini në frigorifer për 30 minuta.

5

Do të nxirrni brumin, do e punoni për së gjati dhe me ndihmë e një thike do të prisni në formë rrethi crackersat me trashësi 2 cm.

6

Pas kësaj i vendosni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine. Duhet të kenë një hapësirë nga njëra-tjetra.

7

I piqni për 13 minuta ose derisa të marin një ngjyrë kafe të artë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment