Krem anticelulit me kafe. Receta për një lëkurë të mëndafshtë gjithë verën
Po kërkoni diçka natyrale kundër celulitit? Një krem i bërë vetë anticelulit me mbetjet e kafesë është ideal! Receta për ta realizuar është e thjeshtë: mjafton të bashkoni kremin tuaj hidratant të preferuar me llumin e kafesë moka ose kafesë turke dhe ja ku u bë. Mund të provoni edhe të përdorni vaj ulliri në vend të kremit për një rezultat akoma më natyral.
Por pse të përdorim pikërisht kafenë për të luftuar celulitin? Është shumë e thjeshtë: kafeina e gjendur tek kafeja është një element shumë efikas kundër celulitit dhe eliminon mbajtjen e lëngjeve të tepërta, stimulon metabolizmin dhe parandalon krijimin e gungëzave me ujë në inde. Kafeina ka gjithashtu veti antioksidante që mbrojnë lëkurën nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit, përgjegjëse për plakjen e lëkurës, të humbjes së bonifikimit dhe elasticitetit.
Si fillim, merrni 3 ose 4 lugë kafeje moka dhe shtojini në një tas së bashku me 4 lugë krem hidratant ose krem ushqyes për trupin; përziejini mirë dhe lërini të pushojnë për një minutë. Nëse doni, mund t’i shtoni kësaj përzierjeje edhe një lugë vaj ulliri e.v dhe një lugë mjaltë.
Merrni me dorë një sasi të vogël nga kremi dhe përhapeni në zonat ku është më problematike ‘lëkura juaj e portokallit.’ Pasi ta masazhoni mirë, lëreni për disa minuta dhe lajeni me ujë të vakët. Përsëriteni këtë veprim dy ose tre herë në javë për 15 minuta aplikim-masazhim-pushim.
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Luleshtrydhet prishen shpejt, por me këtë truk të thjeshtë mund t’i mbani të freskëta për disa ditë më shumë: 1️⃣ Shpëlajini me uthull të holluar – Përzieni 1 filxhan uthull molle ose të bardhë me 3 filxhanë ujë dhe...
Nëse nuk keni një ndarës vezësh, ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë: 1️⃣ Metoda e shishes plastike – Thyejeni vezën në një tas. Merrni një shishe plastike bosh, shtrydheni pak dhe vendoseni grykën mbi të verdhën. Lëshoni shtrëngimin...
Lini një koment