Nuk është mikrovala. Zbuloni mënyrën më të mirë të ngrohjes së picës në shtëpi

Ndryshe nga sa keni menduar më përpara, as mikrovala dhe as soba nuk janë alternativat më të mira të ngrohjes së disa ushqimeve specifike.

Konkretisht sot e kemi fjalën për picën, por edhe byrekët nuk bëjnë përjashtim.

Të ngrohurit brenda një tigani me kapak është mënyra ideale.

Kjo do ta bëjë picën krokante dhe do të shkrijë djathin në mënyrën më të mirë të mundshme. Brumi nuk do të laget dhe as nuk do të zbutet më shumë sesa duhet. Temperatura nuk duhet shumë e lartë dhe mjaftojnë vetëm 5 minuta kohë.Provojeni!/neps.al 

Lini një koment