Nga rozmarina tek kafeja. Metodat e gjyshes kundra flokëve të thinjur
Doni të mbuloni flokët e bardhë në mënyrë natyrale? Para se të shpenzoni shumë para me bojëra të ndryshme të cilat dëmtojnë shëndetin dhe flokët, provoni këto 5 mënyra natyrale.
Metodat e gjyshes për të lyer flokët
Është e pashmangshme. Flokët e bardhë herët ose vonë do të na prekin të gjithave. Është një fenomen që varet nga miminizimi i melatoninës që gjendet tek flokët. Ngjyra e flokëve varet nga veprimi i melanociteve, qelizat që prodhojnë melatoninën: melanocitet që gjenden në bulbin kapilar, me kalimin e kohës reduktohen dhe flokët në vazhdim mbijnë të bardhë.
Metoda natyrale kundra flokëve të bardhë
Edhe pse flokët e bardhë janë sinonim i mençurisë dhe në vitet e fundit janë kthyer në modë, shumë njerëz preferojnë t’i fshehin. Për t’i pasur të bukur në mënyrë të shëndetshme, pa i dëmtuar me kimikate, ju sugjerojmë disa prej metodave më poshtë.
Kënaja
Kënaja është një pluhur natyral që meret nga procesi i tharjes së një bime me origjinë afrikano-veriore dhe indiane. Ekzistojnë disa nuance t ësaj, nga e kuqja tek gështenja. Blihet në dyqane produktesh bimore, farmaci, etj. Pluhuri përzihet me ujë të vluar dhe bëhet një masë kremoze. Për një ngjyrë më të përforcuar i shtohen disa pika limoni ose pak uthull. Ajo nuk depërton tek flokët, por krijon një film mbrojtës duke qëndruar tek flokët për 6-8 javë. Për tonalitete më të errëta, kënaja përzihet me indigo, i cili po ashtu është një pluhur natyral.
Kafeja
Një nga metodat më të thjeshta dhe më të shpejta është lyerja e flokëve me kafe. Mjafton të bëni një kafe të fortë, ta lini të ftohet, të lyeni flokët para se t’i lani duke i masazhuar mirë e duke i lënë të paktën për 5 minuta. Për një efekt më të fortë, përdorni pak uthull të bardhë në shpëlarje. Falë kafeinës, kafeja lufton edhe rënien e flokëve.
Çaji i zi
Merrni disa gjethe çaj të zi dhe futini në një litër ujë të vluar. Ziejni për 30 minuta dhe lërini për 24 orë. Pas kësaj kohe, kulloni ujin, aplikojeni lëngun tek flokët dhe lëreni një orë para se ta lani me një shampoo neutrale. Çaji i zi është i pasur me antioksidantë dhe pigmente të dobishëm për shëndetin e flokëve.
Rozmarinë e sherebelë
Bimët aromatike nuk bëjnë pjesë tek metodat natyrale më të njohura për të lyer flokët, ama janë ndër më efikaset. Rozmarina mund të përdoret për të bërë një çaj dhe të përdoret për shpëlarje pas shampoos. Kurse gjethet e sherebelës shtojini në një litër ujë të vluar dhe ziejini 30 minuta. Duhet të jenë rreth 200 gr. Përdoreni para shampos duke e lënë për të paktën 30 minuta në flokë. Forcon ngjyrën e flokëve dhe errëson thinjat e para.
Kakao
Edhe me kakao mund të errësojmë flokët e bardhë në mënyrë natyrale. Në këtë rast, përzieni 3 lugë mjaltë me 3 lugë kakao derisa të krijoni një krem të trashë. Lëreni një orë tek flokët para se t’i lani. Flokët do të jenë më të butë dhe do të kenë një aromë të këndshme.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment