A mund të hanë fëmijët sushi?
Sushi mund të duket i bukur, i shijshëm dhe “cool” për foto… por a është i sigurt për fëmijët? Po dhe jo. Varet nga çfarë lloj sushi flasim dhe sa vjeç është fëmija. Fëmijët mund të hanë sushi, por...
Gjendet pothuajse në të gjitha frutat dhe perimet, por ne harrojmë të marim në sasinë e duhur përmes ushqimeve, maskave, produkteve të kujdesit duke e kërkuar ‘shpëtimtarin’ e rrudhave diku tjetër ndërkohë që e kemi para syve…
Vitamina C ( e njohur ndryshe si acidi absorbik) ka disa veti të mahnitshme që ju ndihmojnë të dukeni më të reja, të keni më shumë shkëlqim dhe një çehre më të mirë. Nuk kërkohen trajtime ‘torturuese’ bukurie.
Çfarë është acidi askorbik?
Acidi askorbik (vitamina C) është një antioksidant që siguron shumë përfitime të rëndësishme nutricionale—si p.sh forcimi i sistemit imunitar dhe parandalimi i sëmundjeve të zemrës dhe syve.
Por ka gjithashtu shumë benefite në bukuri. Acidi askorbik mund të luftojë dëmin e shkaktuar nga rrezet e diellit, të luftojë inflamacionin, të zbardhë pigmentimin, të stimulojë formimin e kolagjenit të shëndetshëm në lëkurë ( që do të thotë më pak rrudha dhe lëkurë më e tendosur).
Nëse blini produkte që lexojnë se përmbajnë vitaminë C sigurohuni që në etiketën e përbërësve të jetë edhe ‘acid ascorbic ose I–ascorbic acid) ose derivate të tjera të vitaminës C:( retinyl ascorbate, ascorbyl palmitate, sodium ascorbyl phosphate, magnesium ascorbyl phosphate, ascorbyl glucoside). Vetëm në këtë mënyrë do të garantoni efektivitetin e tyre.
Acidi askorbik gjendet zakonisht në serume dhe kremra ushqyes. Duke qenë se të gjitha format e vitaminës C prishen kur ekspozohen në diell, zgjidhni paketime të errëta dhe opake si dhe ruajini në vende të freskëta larg diellit.
Vitamina C është më e efektshme kur aplikohet para gjumit, e ndjekur nga një dozë tjetër e cila gjendet në kremin mbrojës nga dielli në mëngjes. Vitamina C bashkëvepron me kremin mbrojtës për t’ju siguruar edhe më shumë mbrojtje.
Sushi mund të duket i bukur, i shijshëm dhe “cool” për foto… por a është i sigurt për fëmijët? Po dhe jo. Varet nga çfarë lloj sushi flasim dhe sa vjeç është fëmija. Fëmijët mund të hanë sushi, por...
A të është dukur ndonjëherë sikur stomaku yt ka mendjen e vet, sidomos kur të zë një dëshirë e papritur për çokollatë, patatina apo ndonjë snack të yndyrshëm? Në fakt, nuk je dhe aq larg të vërtetës! Midis zorrëve...
Përbërës të rekomanduar për ujë detoks për bark të sheshtë: Limon Ndihmon tretjen Detoksifikon mëlçinë Nxit metabolizmin Xhinxher (ginger) Redukton inflamacionin dhe fryrjen Përmirëson tretjen Rrit ndjeshëm djegien e yndyrnave Kastravec Hidratuese dhe anti-inflamatore E pasur me ujë dhe...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment