Maskë me karotë për t’i dhënë lëkurës betakaroten, vitamina E dhe A
Maska me karota është perfekte për çdo tip lëkure. Karotat janë një antiseptik natyral dh e bëjnë lëkurën tuaj të ndihet e freskët dhe e shëndetshme. Një maskë me karotë i jep lëkurës fytyrës jetë dhe frymëmarrje. Karotat promovojnë gjithashtu rritjen e flokëve dhe i bëjnë ata më të fortë.
Si funksionon një maskë me karotë?
Ajo përmban vitamin A që është një antioksidant. Përmban gjithashtu vitaminë K. Antioksidantët mbrojnë lëkurën duke limituar prodhimin e radikaleve të lira të cilat dëmtojnë qelizat e lëkurës. Gjithashtu reduktojnë shenjat e moshës. Vitamina A trajton edhe aknet.
Karotat përmbajnë vitaminë C e cila:
Redukton paraqitjen e njollave kafe dhe llojet e tjera të dëmtimit nga rrezet e diellit.
Përmirëson prodhimin e kolagjenit i cili forcon dhe tonifikon lëkurën.
Redukton inflamacionin dhe irritimin, fenomene që shkaktojnë shumë dëmtime.
Zbeh kapilarët e kuq të lëkurës
Përmirëson efektivitetin e kremit mbrojtës të diellit dhe përmirëson mbrojtjen e lëkurës ndaj rrezeve UV.
Kaliumi i mban qelizat e lëkurës të hidratuara dhe të ushqyera.
Karota përmban një component vital të quajtur betakaroten i cili largon shtrest e qelizave të vdekura, promovon ushqyerjen e lëkurës dhe ripërtëritjen e qelizave të reja.
Vitamina E prezente tek karotat është një nutrient dhe antioksidant që ndihmon hidratimin e qelizave delikate të lëkurës, redukton pamjen e shenjave dhe njollave të errëta.
Përbërësit:
1 lugë gjelle karotë e grirë formë pureje
1 lugë gjelle mjaltë
½ lugë gjelle lëng limoni
Priteni karotën në copa, ziejeni për 10 minuta ose grijini copat e karotës. Pastaj shtypini copat e ziera të karotës, shtoni mjaltin dhe lëngun e limonit dhe krijoni një pastë kremoze. Aplikojeni në fytyrë të pastër dhe lëreni për 20-30 minuta. Aplikojeni 2-3 herë në javë. Mjalti dhe limoni kanë veti antibakteriale dhe anti-inflamatore të cilat vrasin mikrobet dhe kurojnë inflamacionin.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment