Lamtumirë qumështi i sojës dhe i bajameve. E keni provuar qumështin e bizeleve?
Për veganët, ata që kanë intolerancë nga laktoza apo për ata që kanë zgjedhur një dietë pa bulmet, fatmirësisht ka gjithnjë e më shumë burime alternative të qumështit bimor, p.sh qumështi i i tërshërës, bajameve, kokosit, orizit, sojës, arrave makadamia, etj. Shije të ndryshme megjithatë, në rast të alergjisë nga soja, lajthitë, bajamet etj, mundësitë për të pirë një gotë qumësht ose për t’ia shtuar kafes së mëngjesit, kufizohen.
Dhe meqë jemi duke folur për pijet vegane, së fundi ka marrë shumë vëmendje trendi i qumështit të bizeleve. Ok, lërini batutat mënjanë pasi bëhet fjalë për një trend ushqimor shumë serioz: ka filluar të bëhet popullor në SHBA dhe të fitojë zemrat e të gjithëve sepse është zgjidhja perfekte për çdo moment të ditës. Është vegan, pa laktozë e gluten, nuk ka shije bizelesh, nuk e dëmton ambientin dhe ka më shumë proteina e kalcium se pijet e tjera alternative.
Marka e parë që e ka prodhuar është Ripple. Është burim proteinash e nutrientësh. 240 ml qumësht bizelesh përmban 8 gramë proteina, pak a shumë sa sasia e një gote qumësht shtazor. Për më tepër, proteinat që gjenden tek bizelet janë të pasura edhe me (BCAA), një grup aminoacidesh që mund të promovojnë rritjen muskulore dhe të rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak.
Gjithashtu, 240 ml qumësht bizelesh përmban 70 kalori kundrejt 87 që përmban qumështi i skremuar dhe është perfekt për dietat e ulëta në karbohidrate.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment