Tortë me lëng portokalli, receta e një ëmbëlsire të shijshme e të shëndetshme

Tortë me lëng portokalli

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 45 minuta

E butë, e shijshme dhe plot me vitamina, torta me lëng portokalli është një ëmbëlsirë perfekte për të nisur ditën në mënyrën e duhur dhe të shëndetshme. Aromatike dhe shumë e thjeshtë përgatitur, në këtë recetë është mirë të përdorni portokalle biologjike. Kështu do të përgatisni një vakt të shëndetshëm edhe për t’ua dhënë fëmijëve me vete në shkollë.

Ingredientët

  • 200 gr miell
  • 30 gr miell kokosi
  • 30 gr vaj
  • 100 gr shurup panje
  • 10 gr maja për ëmbëlsira
  • 250 gr lëng portokajsh biologjikë
  • Pak kripë
  • Pak sheqer integral

Udhëzimet

1

Sitni miellin dhe majanë, shtoni miellin e kokosit, kripën dhe përziejini mirë.

2

Në një enë qelqi bashkoni shurupin e panjës, vajin, lëngun e portokallit dhe hidheni më pas ngadalë në tasin e miellit duke përzier derisa të merrni një përzierje homogjene.

3

Hidheni brumin në një tepsi në të cilën keni shtruar letë furre, spërkateni sipërfaqen e tortës me sheqerin integral dhe piqeni në furrë të ngrohur në 170 gradë për 45-50 minuta.

Lini një koment