1.Fillimisht presim bukën në kubikë të vegjël, e vendosim në një tas dhe shtojmë pak kripë. Më pas e zbusim me qumësht dhe e lëmë mënjanë. 2.Në një tigan skuqim pançetën. Shtojmë qepët e njoma ( vetëm pjesën e bardhë) të prera në unaza të holla. I kaurdisim së bashku me proshutën e prerë në kubikë dhe i trazojmë pasi kemi shtuar pak gjalpë. 3.Ndërkohë bishtat e qepëve i presim hollë dhe i shtojmë tek tasi me bukë. 4.Shtojmë 4 vezë të plota dhe i përziejmë mirë me dorë. 5.Shtojmë edhe qepët dhe proshutat e kaurdisura, trazojini mirë. 6.Më pas e shtrojmë në një tavë buke, e ngjeshim atë me ndihmën e një luge dhe pasi ta mbulojmë me letër alumini vendosim tavën në furrë në temperaturën 190-200ºC për 45-50 minuta. Ju bëftë mirë!
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Lini një koment