Elegante dhe e rafinuar në pjatat e saj, recetat e këngëtares Nertila Koka, tashmë janë bërë shumë të dashura për amvisat shqiptare. Nga shtëpia e saj në Suedi, sot ajo ka gatuar një bukë misri, jo në variantin tradicional që gjejmë nëpër furra, por në variantin e Nertilës me një mbushje me kungull, presh e djathë. Le të shohim përbërësit dhe përgatitjen:
Përbërësit
200-210 ml kos
50-60 gr gjalpë i shkrirë
3-4 lugë gjelle vaj ulliri
2 vezë
150 gr djathë i bardhë
1 kungull i vogël i grirë
50 gr presh
175 gr miell i bardhë
175 gr miell mistri
1 lugë kafeje kripë
½ lugë kafeje bikarbonat
½ lugë kafeje sodë buke
Fillimisht ngrohni furrën në 200 gradë Celsius. Tek ena me kos shtoni vezët dhe përziejini, gjalpin e shkrirë, vaj ulliri dhe vazhdoni përzierjen.
Shtoni më pas kungullin, preshtë dhe përziejini përsëri. Shtoni dhe djathin e bardhë.
Në një enë tjetër përzieni dy llojet e miellit, bikarbonatin, sodën dhe kripën. Më pas shtojini tek përzierja tjetër dhe trazojini mirë.
Merrni një tepsi me diametër 22 cm ose tigan që futet në furrë dhe lyejeni me vaj ulliri. Vendosni aty përzierjen dhe nivelojeni mirë. Piqeni derisa të marrë ngjyrë të kuqërremtë në sipërfaqe dhe më pas hiqeni nga furra. Për më tepër, ndiqni videon e Nertilës.
Ngrohni 2 lugë gjelle vaj në një tigan mbi nxehtësinë mesatare dhe skuqni qepën butësisht për 10-12 minuta. Shtoni hudhrat dhe specin djegës dhe gatuajeni për 1 min. Hidhni domatet dhe sheqerin dhe i kriposni sipas shijes. Ziejini...
Ngrohni furrën në 200C. Në një sipërfaqe të lyer pak me miell, hapeni brumin në pak më të vogël se një drejtkëndësh A4. Rrëshqiteni në një tepsi, lyejeni me vezën e rrahur dhe gatuajeni për 20 minuta ose derisa...
Ngroheni furrën në 200C. Në një tavë pjekje rregulloni copat e pulës, copat e qepës, hudhrën, fetat e limonit, shpargujt dhe bizelet në një shtresë të vetme, më pas spërkatni mbi to rigon, spërkatini me vaj ulliri dhe shtoni...
Lini një koment