Ja receta e ballokumes, traditë e qytetit të Elbasanit
1 kg sheqer (jo i bluar)
1 kg mielli misri i situr
500 gr gjalpë i freskët
8 kokrra vezë
Gjysmë filxhani kafeje me ujë finje (përgatitet përmes hedhjes së dy-tre lugë gjelle nga hiri i zjarrit në një gotë me ujë. Lihet 30 minuta dhe më pas kullohet me kujdes)
1.Në një enë të madhe hidhet sheqeri dhe gjalpi i shkrirë.
2.Përzihet me një luge druri 30 minuta derisa masa të bëhet kremoze.
3.Më pas shtojmë një vezë dhe vijojmë përzierjen. Shtojmë vezën e dytë dhe vijojmë përzierjen me lugë druri, vijojmë po kështu me vezën e tretë dhe me rradhë. 4.Vijojmë pa ndërprerje përzierjen ndërsa shtojmë ujin e finjës (në mungesë të tij shtojmë pak qumësht)
5.Shtoni miellin e misrit me dorë gradualisht duke vijuar pa ndërprerje përzierjen me lugë druri derisa të keni mbaruar gjithë masën e miellit.
6.Trazohet fort me lugë druri që të mos krijohen kokrriza dhe masa të bëhet krejtësisht e njëtrajtshme.
7.Punoni me dorë masën derisa brumi të jetë aq i plotë sa të mos rrafshohet kur e mban në dorë.
8.Brumi ndahet në copa të cilave u jepet forma e rrumbullakët.
9.pas vendosen në një tavë të lyer me gjalpë dhe pudrosur me miell misri.
10.vendosen me një distancë nga njera tjera pasi vëllimi i tyre do rritet gjatë pjekjes.
11.Vendoset në furrë të parangrohur në temperaturën 180-200 gradë. Shijojini!
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment