Për shërbetin, 500 gr sheqer, 350 ml ujë dhe 2 feta limoni
1.Në një tas rrahim vezët së bashku me sheqerin derisa sheqeri të shkrijë plotësisht. Shtojmë më pas 1 gotë vaj dhe i përziejmë së bashku. Shtojmë sheqerin e vaniljes, miellin, pluhurin pjekës dhe pak kripë.
2.E shtojmë miellin gradualisht derisa mielli të trazohet mirë me vezët. Pasi të jenë përzierë mirë të gjithë përbërësit dhe të jetë formuar një brumë homogjen shtojmë në fund arrën e kokosit.
3.E përziejmë mirë dhe pasi të lyejmë një tavë me yndyrë hedhim brumin në të. Vendosim revaninë të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.
4.Ndërkohë përgatisim sherbetin. E lemë sherbetin të marrë valë për 5 minuta nga momenti i zierjes.
5.Pasi të ftohet revania e presim në copa dhe e sherbetosim me sherbetin e ngrohtë. Ju bëftë mirë!
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Lini një koment