Kjo është dieta Ornish. Humb kilet e tepërta në më pak se një muaj!
Dean Ornish është një profesor i mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë, një kardiolog dhe konsulent personal i Bill Clinton. Dieta e tij përmban yndyrna të ulëta dhe karbohidrate të larta. Kjo sipas tij ndihmon në humbjen e peshës, ka një ndikim të madh në sistemin kardiovaskular, ul presionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit.
Karakteristikat kryesore
Sipas kësaj metode, menuja juaj duhet të përbëhet nga jo më shumë se 10% yndyrë. Raporti i karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave është mjaft i diskutueshëm.
Duhet të ketë 10% yndyrë, 15% deri në 20% proteina dhe 70% deri në 75% karbohidrate të mira.
Ju duhet të shmangni konsumimin e alkoolit, të gjitha burimet e kafeinës, avokadon, gjalpin, arrat dhe ëmbëlsirat. Ju lejohet të hani fasulet, bishtajoret, drithërat dhe perimet. Është gjithashtu e rekomanduar që të ulni sasinë e mishit që hani. Nëse dëshironi të hani mish, është më mirë të zgjidhni mish pule.
Komuniteti mjekësor e ka miratuar dietën Ornish dhe konfirmon të gjitha efektet pozitive që ka në trup. Efektiviteti është vërtetuar gjithashtu nga hulumtimi personal i Ornish, i botuar në “Journal of the American Medical Association” dhe nga hulumtimi i shkencëtarëve të Universitetit Stanford të kryer në vitin 2007./neps.al
Të kesh një bel elegant nuk është vetëm çështje estetike, por mund t’ju ndihmojë të rroni më gjatë. Sipas disa studimeve, njerëzit që kanë peshë të tepërt në pjesën e belit kanë më tepër probabilitet të vuajnë nga sëmundjet...
Ngroheni furrën në 180C. Lyejeni me gjalpë një tavë që nuk ngjit 30cm x 20cm dhe shtroni bazën me letër që nuk ngjit. Mbushni një të tretën e një tenxhereje të vogël me ujë, lëreni të ziejë dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
Lini një koment