Një mollë, pak vaj ulliri dhe fytyra juaj do ju falenderojë!

Ditët e sotme është shumë e rëndësishme të kujdeseni për fytyrën tuaj në çdo kohë. Alternativat natyrale ndonjëherë janë zgjidhja më e mirë pa shumë kosto.

A jeni gati të provoni një maskë me mollë dhe vaj ulliri për fytyrën tuaj?

Nepsi ju tregon si ta përgatisni këtë maskë natyrale në vetëm tri hapa.

Çfarë ju nevojitet:

  • 1 mollë e qëruar
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri, ekstra të virgjër

 

Përgatitja:

  • Në një tas të vogël bashkoni tulin e mollës dhe vajin e ullirit.
  • Pasi ta keni larë fytyrën mirë aplikoni maskën. Shmangni zonën afër syve.
  • E lini të veprojë përreth 10 minuta. Më pas e shpëlani me ujë të bollshëm dhe e fshini butë me një peshqir.
  • Do të mbeteni të kënaqur nga rezultatet!

Lini një koment