Si të bësh në shtëpi qumështin e kondensuar me vetëm 3 përbërës
200 ml qumësht
200 gr sheqer pluhur
50 gr gjalpë
1.Qumështin, sheqerin dhe gjalpin hidhini në një tenxhere. Ndizeni sobën në nxehtësi mesatare dhe duke trazuar, lëreni përzierjen të ziejë.
2.Trazojeni vazhdimisht për 12 minuta derisa të shihni se përbërja ka filluar të trashet dhe të mos ketë formuar toptha.
3.Kavanozët në të cilët do të ruani qumështin, ziejini në një tenxhere me ujë për 20 minuta dhe thajini mirë me letër kuzhine.
4.Mbusheni secilin me qumështin e përgatitur teksa është ende i ngrohtë, mbylleni mirë kapakun, kthejini me kokë poshtë dhe lërini të ftohen plotësisht. Kështu duhet të krijohet efekti I vakumit.
5.Nëse nuk ndodh, përsëriteni procesin e zierjes në ujë për 10 minuta dhe riprovoni.
A keni dëgjuar ndonjëherë për mochi ice cream? Me siguri e keni të mbushur plot Instagram-in dhe TikTok-un me Mochi! Imagjinoni një topth akulloreje të mbështjellë në një batanije të butë dhe të ngjitshme orizi. Tingëllon si një ëndërr...
Përgatitja: Përpara se të filloni bazën, vendosni hurmat arabe në një tas dhe hidhni mbi to ujë të vluar. Lërini mënjanë. Për bazën: -Vendosni letër pjekjeje në një tepsi -Prisni përafërsisht kikiritët, arrat shqeme – Shkrini gjalpin e kakaos...
HAPI 1Nxehni furrën në 200/180 gradë. Për të bërë brumin, sitni miellin në një tas të madh përzierës dhe shtoni gjalpin ose margarinën. Përziejini me gishta derisa masa të ngjajë me thërrimet e bukës. HAPI 2Shtoni rreth 3 lugë...
Lini një koment