Me siguri e keni vënë re dhe nuk ju pëlqen aspak… E kam fjalën për tortën apo çdo lloj keku që pasi ndan një copë dhe e lë pjesën tjetër ajo thahet dhe bëhet shumë e fortë dhe e pangrënshme. Por që të mos e hedhim atë tortën që duam kaq shumë, sot ju tregojme sekretin që ajo të mos thahet dhe në ndihmë na vjen vetëm një fetë bukë.
1.Pasi e keni ndarë tortën merrni një fetë buke të hollë.
2.Thjesht vendoseni fetën e bukës me kunj dhëmbësh mbi skajet e prera të tortës.
3.Ajri do të thajë bukën dhe jo tortën.
Lini një koment