Kek me limon, çokollatë të bardhë dhe fruta

4 vezë
200 gr sheqer
100 gr çokollatë e bardhë e shkrirë
150 gr gjalpë i tretur
2 limona, lëngu dhe lëkura
250 gr miell
1/2 bustinë sodë për ëmbëlsira
Për zbukurim e tortës
250 gr Mascarpone
100 ml pana
Lëkura e grirë e 1 limoni
2 lugë gjelle sheqer pluhur
Luleshtrydhe
Qershi
Gjethe menteje

1.Ndizni furrën në 180° dhe shkrini çokollatën me flakë të ulët ose në mikrovalë.

2.Rrihni vezët me sheqerin për 5 minuta me rrahësin elektrik.

3.Shtoni gjalpin e shkrirë, çokollatën e vakët dhe vazhdoni akoma përzierjen me rrahësin elektrik derisa të jenë përzierë mirë të gjithë përbërësit.

4.Lëreni rrahësin elektrik dhe përdorni spatul ose lugë druri, hidhni miellin dhe sodën nëpërmjet një site dhe shtoni lëngun e shtrydhur të tre limonëve dhe lëkurën tyre të grirë në rende.

5.Përziejeni me kujdes nga poshtë-lart, derisa të keni një brumë homogjen.

6.Hidhni brumin te tava e lyer me gjalpë e miell dhe piqeni në furrë për afro 60 minuta duke pasur kujdes të mos digjet në sipërfaqe, prandaj e mbulojeni me letër alumini nga fundi i kohës së pjekjes.

7.Para se ta nxirrni nga furra, bëni provën me kruajtëse dhëmbësh e cila duhet të dalë e pastër.

8.Lereni të ftohet mirë para se ta zbukuroni dhe përgatisni kremin.

9.Përgatitja e kremit:

10.Rrihni mirë panën me rrahësin elektrik deri sa të bëhet si e ngrirë.

11.Shtoni më pas mascarpone, sheqerin pluhur dhe lëkurën e ngrirë të një limoni duke vazhduar akoma të përdorni rrahësin elektrik derisa të jenë përzierë mirë me njëri-tjetrin.

12.Merrni kremin me lugë dhe zbukuroni tortën e ftohur mirë.

13.Vendosni copa luleshtrydhesh, qershi e fletë menteje.

14.Vendosni në frigorifer deri në momentin që do ta shërbeni.

Lini një koment