AKU ngre alarmin për salsiçet “Wudy”: “Kthejini ku i keni blerë, rrezikojnë shëndetin”
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ngitur alarmin për konsuminim e salsiçeve “Wudy”, duke u bërë thirrje qytetarëve të mos i konsumojnë dhe t’i kthejnë pranë subjekteve ku i kanë blerë. Salsiçet e markës së famshme kanë rezultuar të kontaminuara me bakterin Listeria monocytogenes STI55, çka përbën rrezik serioz për shëndetin e njeriut. Ky bakter shkakton infeksionin listeriosis, që prek kryesisht gratë shtatzëna, të porsalindurit, të moshuarit dhe njerëz me sistem imunitar të dobët. Analizat e produktit janë kryer në Itali dhe siç njofton AKU në një deklaratë për konsumatorët, produktet e kontaminuara po bllokohen dhe do të tërhiqen nga tregu.
Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin ëudy me numra lotesh dhe data skadencash si më poshtë:
1. Emri i Produktit: WUDY 1KG MAXIPAC; a. LOT: 1798614; Datë Skadence: 20/09/2022; b. LOT: 1803199; Datë Skadence: 21/09/2022; c. LOT: 1820077; Datë Skadence: 29/09/2022; d. LOT: 1820665; Datë Skadence: 30/09/2022; e. LOT: 1825669; Datë Skadence: 03/10/2022; f. LOT: 1839979; Datë Skadence: 10/10/2022; g. LOT: 1846239; Datë Skadence: 12/10/2022; h. LOT: 1860349; Datë Skadence: 19/10/2022; i. LOT: 1869650; Datë Skadence: 24/10/2022; j. LOT: 1877305; Datë Skadence: 27/10/2022; k. LOT: 1877867; Datë Skadence: 28/10/2022; l. LOT: 1896612; Datë Skadence: 04/11/2022; m. LOT: 1911738; Datë Skadence: 14/11/2022; n. LOT: 1940129; Datë Skadence: 24/11/2022. 2. Emri i Produktit: WUDY 250GX15 EST; a. LOT: 1798031; Datë Skadence: 19/09/2022; b. LOT: 1810919; Datë Skadence: 27/09/2022; c. LOT: 1830837; Datë Skadence: 05/10/2022; d. LOT: 1843621; Datë Skadence: 11/10/2022; e. LOT: 1857209; Datë Skadence: 17/10/2022; f. LOT: 1883993; Datë Skadence: 31/10/2022; g. LOT: 1900782; Datë Skadence: 08/11/2022; h. LOT: 1911205; Datë Skadence: 12/11/2022; i. LOT: 1945455; Datë Skadence: 26/11/2022; j. LOT: 1947706; Datë Skadence: 29/11/2022. 3. Emri i Produktit: WUDY FORM.150GXEST; a. LOT: 1798614; Datë Skadence: 20/09/2022; b. LOT: 1817490; Datë Skadence: 28/09/2022; c. LOT: 1830273; Datë Skadence: 04/10/2022; d. LOT: 1839009; Datë Skadence: 07/10/2022; e. LOT: 1852306; Datë Skadence: 14/10/2022; f. LOT: 1873728; Datë Skadence: 26/10/2022; g. LOT: 1888241; Datë Skadence: 02/11/2022; h. LOT: 1852306; Datë Skadence: 14/10/2022; i. LOT: 1906129; Datë Skadence: 10/11/2022; j. LOT: 1929757; Datë Skadence: 22/11/2022; k. LOT: 1947696; Datë Skadence: 29/11/2022. 4. Emri i Produktit: WUDY GR.250 X EST.; a. LOT: 1810361; Datë Skadence: 26/09/2022; b. LOT: 1825669; Datë Skadence: 03/10/2022; c. LOT: 1843621; Datë Skadence: 11/10/2022; d. LOT: 1852807; Datë Skadence: 15/10/2022; e. LOT: 1869109; Datë Skadence: 22/10/2022; f. LOT: 1877305; Datë Skadence: 27/10/2022; g. LOT: 1902500; Datë Skadence: 09/11/2022; h. LOT: 1936492; Datë Skadence: 23/11/2022; i. LOT: 1945455; Datë Skadence: 26/11/2022. 5. Emri i Produktit: WUDY SNACK 100GX35; a. LOT: 1952362; Datë Skadence: 20/11/2022. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu. Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë!
Për herë të parë në historinë moderne, planeti ynë përballet me një fakt tronditës: fëmijët mbipeshë kanë kaluar në numër fëmijët nën peshë. Nuk është më uria ajo që dominon statistikat globale të kequshqyerjes, por mbingopja, një krizë që...
Matcha është bërë një nga pijet më të dashura të viteve të fundit. E pasur me antioksidantë dhe me një ngjyrë mahnitëse jeshile, matcha shihet si një zgjedhje “e shëndetshme” dhe me energji të pastër. Por… a e dinit...
Kufizimi i sheqerit në 2 vitet e para të jetës së një fëmije ul në mënyrë të ndjeshme rrezikun afatgjatë për zhvillimin e sëmundjeve kronike si diabeti i tipit 2, obeziteti dhe tensioni i lartë i gjakut. Vitet e...
Lini një koment