350 gr shparguj, pjesa e poshtme e hequr, kercelli dhe maja të rezervuara veҫ
3 qepë, të prera imët
2 thelpinj hudhre, te shtypura
2 grushte të mëdha spinaq
700 ml lëng perimesh (i freskët nëse është e mundur)
vaj ulliri, për spërkatje (opsionale)
bukë për t'u shërbyer (opsionale)
Ngrohni gjalpin dhe vajin në një tenxhere të madhe derisa të krijohet shkumë. Skuqini majat e shpargujve për disa minuta që të zbuten. Hiqini dhe lërini mënjanë.
Shtoni qepët, kërcellin e shpargujve dhe hudhrën dhe gatuajeni për 5-10 minuta derisa të zbuten, por të jenë akoma të ndritshme. Përziejeni spinaqin, hidheni sipër lëngun, lëreni të vlojë dhe më pas procesojeni me një blender dore.
Spërkateni me bollëk me kripë dhe shtoni ujë të nxehtë për ta holluar nëse është e nevojshme. Hidheni në tasa dhe shpërndani majat e shpargujve mbi secilin. Spërkateni me vaj ulliri dhe sipas dëshirës shërbejeni me bukë të thekur.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Komento